Gramoz Ruçi “shkel” ligjin me të dyja këmbët

Shqipëria

Gramoz Ruçi “shkel” ligjin me të dyja këmbët

Më: 29 gusht 2016 Në ora: 12:18
Gramoz Ruçi

Deputeti dhe kreu i Grupit Parlamentar të PS, Gramoz Ruçi ka bërë një veprim mëngjesin e sotëm që ka irrituar qytetarin.

Ai ka parkuar makinën e tij tip "Range Rover" në vendin ku qëndrojnë taksitë, nëse këtë parkim do e kishte bërë një qytetar, dihet se çfarë do t'i kishte ndodhur.

Por, mesa duket Ruçit nuk i bën përshtypje dhe ka vijuar i qetë rrugën e tij tek Shkolla e Baletit.

Image

"Shikoni ku e parkon makinën Gramoz Ruçi, e pashë duke hyrë dhe duke dalë nga makina, ishte i shoqëruar me dike tjetër", thotë qytetari, i cili ka dërguar edhe foton e mëposhtme.

Nga një vështrim i shpejtë në portalin prestigjoz të automjeteve “Quattroruote”, rezulton se automjetet Range Rover nisin, në rastin më të mirë, nga vlera fillestare prej 96 mijë eurosh, për të shkruar deri në 166 mijë euro. Madje disa muaj më parë mediat shkruan se ky "Range Rover" kushton rreth 100 mijë Euro.  Mesa duket Ruçi e ka shumë merak makinën e tij dhe kërkon ta këtë para syve, pak rendësi ka nëse shkel ligjin. “Jeta osh qef”.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat