Arrestohet adashi i Saimir Tahirit

Shqipëria

Arrestohet adashi i Saimir Tahirit

Më: 29 gusht 2016 Në ora: 22:38
Ilustrim

Policia ka komunikuar se ka arrestuar një shtetas me emrin Saimir Tahiri, që është kapur duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur. Edhe ky shtetas, sikundër ministri, jeton në Tiranë.

Ndryshe nga ministri i Brendshëm që është 36 vjeç, ai është 38. Sipas policisë, Tahiri është arrestuar në Rrugën e Elbasanit duke drejtuar mjetin e tij tip “Citroen”, si dhe ka kundërshtuar punonjësit policor.

Ai nuk ka pranuar të bëjë testin e alkoolit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat