Rama: Vetingu do të kalojë me apo pa konsensusin e PD-së

Shqipëria

Rama: Vetingu do të kalojë me apo pa konsensusin e PD-së

Më: 30 gusht 2016 Në ora: 11:36
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama deklaroi të martën se reforma në drejtësi do të përparojë, me ose pa konsensusin e opozitës.

Pak orë përpara nisjes së seancës së jashtëzakonshme të Kuvendit, për miratimin e ligjit të vetingut, përmes një konference live në rrjetin social “Facebook”, kryeministri Edi Rama tha se ligjet e reformës në drejtësi do të kalojnë me 84 ose më shumë vota.

“Sot pasdite ka një seancë të posaçme të Kuvendit për të kaluar ligjin e vetingut. I hap rrugën zbatimit të reformës në drejtësi. I hap rrugën spastrimit të sistemit nga gjykatësit dhe prokurorët e korruptuar. Për fat të keq, nuk e kemi konsensusin e PD-së. Dua të shpresoj deri në fund që PD do të reflektojë. Me ose pa konsensusin e PD-së ne do të shkojmë përpara. Reforma në drejtësi nuk ndalet dhe këto ligje do të kalojnë me 84 ose më shumë vota të shikojmë, votat e shumicës qeverisëse”, deklaroi Rama.

Kreu i Qeverisë foli edhe për korrupsionin për të cilin u shpreh se në këto tre vite është bërë shumë dhe se kjo ndjehet qartë nga qytetarët përmes shërbimeve që iu ofrohen. Ajo që ne kërkojmë është të ndërtojmë sisteme që e bëjnë të pamundur ndërhyrjen e njerëzve për të ndryshuar fatin e tyre”, deklaroi Rama.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat