Meta: “Vetting”-u duhet votuar sot. S’ka shans për konsensus me opozitën

Shqipëria

Meta: “Vetting”-u duhet votuar sot. S’ka shans për konsensus me opozitën

Më: 30 gusht 2016 Në ora: 19:31
Ilir Meta

Kryetari i Kuvendit, njëkohësisht kreu i LSI, Ilir Meta në emër të grupit të tij parlamentar, u shpreh pesimist lidhur me mundësinë për arritjen e një konsensusi seancën e sotme për votimin e ligjit të vettingut.

Duke iu përgjigjur deputetit Berisha lidhur me ngutjen për votimin e këtij ligji, Meta theksoi se kuvendi është vonë me miratimin e kij ligji i cili sipas tij duhet të raportohet i votuar më 1 shtator.

“Dua t’ju kujtoj të gjithëve se jemi shumë vonë për vettingun në raport me plotësimin e detyrimeve tona në integrimin në BE, sepse jo vetëm ky, por edhe 2 ligje të tjera duhet të ishin raportuar më 1 shtator si të miratuar nga kuvendi. Më vjen keq që gjithë kjo kohë nuk u shfrytëzua me efektivitetin  e duhur. Kemi një afat të cilin duhet ta plotësojmë. Derisa nuk arritëm konsensusin për disa javë, jam i bindur se s’mund ta arrijmë atë për disa orë. por dua të bëj një sqarim lidhur me konsensusin e arritur më 21 korrik për ndryshimet kushtetuese. Ka një dallim themelor mes konsensusit për kushtetutën dhe atij për ligjet. I pari ka të bëjë me legjitimitetin e reformës. Si kryetar i këtij kuvendi me kaq shumë probleme, nuk mund të pranonim që të merrte edhe një njollë tjetër”, tha Meta.

Duke e cilësuar vettingun si ligjin më të rëndësishëm nga 7 ligjet që do të shoqërojnë ndryshimet kushtetuese, Meta tha se ky ligj duhet votuar domosdoshmërish gjatë seancës së sotme në tërësi, ndërsa nen për nen opozita mund të shprehë qëndrimet e saja, të cilat sipas Metës në disa raste janë kontradiktore

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat