Halimi: Ligji për vetingun nuk ka konsensusin e opozitës pasi është antikushtetues

Shqipëria

Halimi: Ligji për vetingun nuk ka konsensusin e opozitës pasi është antikushtetues

Më: 30 gusht 2016 Në ora: 19:56
Eduart Halimi

Në seancën e sotme të sesionit të jashtëzakonshëm të legjislaturës së VIII të të Kuvendit të Shqipërisë për Projektligji “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”  në emër të opozitës foli deputeti i PD-së Eduart Halimi.

Në fjalën e tij, Halimi tha se “Caktimi i një seance të jashtëzakonshme vetëm pesë ditë para të zakonshmes për një debat gati akademik, besoj se është një cinizëm për vetë situatë që është në vend dhe përmasat e krimit, se asgjë të jashtëzakonshme nuk ndodhë për pesë ditë, por Rama e përdori seancën për alibi  për të gjetur armiq të reformës në drejtësi”.

“Që ka gjyqtarë të korruptuar as nuk vihen në dyshim dhe këto tre vjet janë liruar kriminel dhe sot krimi merr vendime për gjyqtarë dhe prokurorë në bazë të kontratës së qeverisë me krimin. Edhe në të opozitës ndihemi keq, por duhet tu themi shqiptarëve të mos gënjehen nga propaganda e qeverisë”, tha Halimi.

Halimi theksoi se: “Armiku më i madhe i drejtësisë është kapja e sistemit të drejtësisë, opozita ka dhë kontribut për moskapjen e sistemit të drejtësisë edhe ne kete draft. Dhe nëse nuk do të ishim angazhuar opozita dhe ndërkomtarët, Byroja Kombëtare e Hetimit do të ishte në varësi të ministrit të Brendshëm”.

“Konsensuesi është zgjidhja e miratimit të shtatë ligjeve. Vetingu është masë e rëndësishme për të vendosur besimin e qytetarëve te drejtësia. Ky ligj vjen pa konsensusin e opozitës se është në kundërshtim me kushtetuten e vendit. Ky ligj pa konsensues, dhunon kushtetutën, standartet europine dhe ne të opozitës të largohemi dhe nuk merrë pjesë në votim. Nuk do jemi pjesë e një procesi që kërkon kapjen e drejtësisë. Opozita do të ndjek cdo rrugë ligjore për një reformë të pa kapur politikisht në drejtësi”, tha Halimi

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat