Defekti në ajër i aeroplanit shqiptar, kjo është arsyeja pse piloti e ktheu atë në Rinas

Shqipëria

Defekti në ajër i aeroplanit shqiptar, kjo është arsyeja pse piloti e ktheu atë në Rinas

Më: 30 gusht 2016 Në ora: 20:13
Airoplani

Aeroporti i Tiranës ka dhënë edhe sqarimet përkatëse mbi atë që ka ndodhur mesditën e sotme me avionin e linjës Tiranë-Milano.

Sipas informacioneve që disponon Opinion.al, gjatë fluturimit drejt Milanos, piloti i kompanisë Blu Panorama ka konstatuar se transponderi që transferon te radari sinjalin e ardhjes dhe të mbërritjes, nuk e kryente këtë funksion.

Për këtë arsye, piloti edhe pse nuk kishte defekt në motor e ka parë të udhës të kthehet në pistë pas 19 minutash fluturim.

Kështu avioni i kompanisë Blu Panorama i nisur në orën 13.30 nga Rinasi është riulur në pistë në orën 13.49.

Të interesuar nëse kemi të bëjmë me një procedurë standard në rast të evidentimit të problemeve të tilla në bord gjatë fluturimit, Aeroporti i Rinasit saktëson se në raste të tilla edhe pse nuk ka avari në motor, piloti e shikon të arsyeshme të bëjë ulje të detyruar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat