Tabaku: Ligji i ri nuk përjashton gjyqtarët e diktaturës

Shqipëria

Tabaku: Ligji i ri nuk përjashton gjyqtarët e diktaturës

Më: 30 gusht 2016 Në ora: 21:15
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, deklaroi sot se qeveria miratoi një projektligj që nuk përjashton gjykatësit e periudhës së diktaturës, të cilët kanë dënuar me vdekje 5 mijë shqiptarë. Në një postim në rrjetet sociale, deputetja e opozitës shprehet se, “qeveria sapo miratoi një projektligj, i cili nuk përjashton gjykatësit e periudhës së diktaturës, që kanë dënuar me vdekje mbi 5 mijë shqiptarë nga viti 1944-1991, shumica e të cilëve sot nuk kanë as varr ku të përkujtohen nga të afërmit e tyre”.

“Për fatin e keq, projektligji i miratuar për vetting nuk ndalon gjyqtarët e asaj periudhe për të qenë sot gjyqtarë. Ligji i vetting ka shumë probleme, por për mua ky është ndër me kryesorët!”, shkruan Tabaku.

Kuvendi miratoi sot, vetëm me votat e mazhorancës, ligjin për kontrollin e figurës së prokurorëve e gjyqtarëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat