Ekstradohet nga Greqia 32-vjeçari, ishte implikuar në skemë mashtrimi me TVSH-në

Shqipëria

Ekstradohet nga Greqia 32-vjeçari, ishte implikuar në skemë mashtrimi me TVSH-në

Më: 1 shtator 2016 Në ora: 09:39
Ilustrim

Është ekstraduar nga Athina Sotiraq Beçi 32 vjeç nga Tirana, pasi akuzohet për implikim në skema mashtruese me TVSH-në, në fushën e tregtimit të çimentos në Korçë një vit më parë.

“Specialistët e Seksionit kundër Krimit Ekonomik-Financiar, në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, bënë ekzekutimin e vendimit penal nr 307, të datës 12.08.2015, ndaj shtetasit të shpallur në kërkim Sotiraq Beçi, 32 vjeç, banues në Tiranë. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë, ka caktuar ndaj këtij shtetasi, masën e sigurisë, “Arrest me burg” për veprën penale, “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar”, parashikuar nga neni 144/a i Kodit Penal”, sqaron policia.

Beçi është shpallur në kërkim më datë 12.08.2016, si i implikuar në ngjarjen, në të cilën u zbulua, një skemë mashtrimi me TVSH-në, në fushën e tregtimit të çimentos, në qytetin e Korçës.

Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Athinën, u bë i mundur arrestimi i tij në Greqi, me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat