Basha: Ekonomia vazhdon të tkurret e dobësohet

Shqipëria

Basha: Ekonomia vazhdon të tkurret e dobësohet

Më: 1 shtator 2016 Në ora: 10:19
Lulzim Basha

Nëpërmjet një statusi në Facebook, kryedemokrati Lulzim Basha shkruan se për ekonominë shqiptare po vijnë lajme të këqija. Sipas tij, “shifrat zyrtare te Bankës së Shqipërisë konfirmuan se kreditimi i ekonomisë në korrik 2016 ra 0.3% krahasuar me një vit më parë. Kjo ka ardhur si pasojë e uljes me 1.7% të kreditimit për bizneset. Krahasuar me një vit me parë, por edhe nga muaji në muaj situata vjen në përkeqësim. Gjatë muajit korrik kreditimi ra me 0.5% krahasuar me muajin qershor, dhe kjo si pasojë e uljes me 1.2% të kreditimit të bizneseve. Rënia e kreditimit do të thotë rënie e investimeve, më pak vende pune, më pak konsum, më pak prodhim.

Të gjitha shenja se ekonomia dhe biznesi kanë hyrë në ciklin e zi të krizës së madhe. Vetëm në muajt maj dhe qershor 4 mijë biznese ndaluan aktivitetin. Rënia e kreditimit është sinjali më i fortë i mosbesimit dhe panikut që ka mbërthyer ekonominë e biznesin”.

Sipas tij, ekonomia do njohë rënie, për shkak se duhet të përballojnë dy realitete të paligjshme, ekonominë e biznesin e korrupsionit qeveritar dhe ekonominë e biznesin e drogës.

“ Ekonomia e biznesi i ndershëm është drejt falimentimit sepse të gjithë tenderat, koncesionet, pasuritë e paratë e shqiptarëve i marrin një grusht oligarkësh, që janë fitues të paracaktuar si miq të Edi Ramës”, akuzon Basha.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat