Basha: Ndryshimet në qeveri nuk sjellin as gëzim, as shpresë, duhet të ikë vetë Rama

Shqipëria

Basha: Ndryshimet në qeveri nuk sjellin as gëzim, as shpresë, duhet të ikë vetë Rama

Më: 2 shtator 2016 Në ora: 14:43
Lulzim Basha

Pas lëvizjeve të sotme në kabinetin “Rama” reagoi edhe kryeopozitari Lulzim Basha.

Sipas tij ndryshimi i sotëm në qeverinë Rama nuk jep as gëzim dhe as shpresë.

Ai u shpreh se largimi i Haxhinastos nga ministria e Transporteve nuk është i mjaftueshëm për të përmirësuar situatën në vend, prandaj kërkoi që të dorëhiqet vetë Rama.

“Ndryshimet nuk sjellin as gëzim as shpresë, të gjithë e dinë që batërdia me tenderë, koncesione për të vjedhur buxhetin që për tre vite ka rezultuar me zhdukjen e 3 miliardë eurove nuk do ndalojë. Nuk ka shpresë se të gjithë e dinë se përkeqësimi i thellë i jetës, varfërimi si rezultat i politikave Rama nuk ka shans të ndryshojë, se qeveria është në ditët e fundit. Shpresë ngjall largimi i Ramës. Dështoi të përmbushë qoftë edhe një premtim të vetëm”, tha Basha.

Basha tha ndër të tjera se shqiptarët po bashkohen në një koalicion të madh për të larguar Ramën.

“Qytetarët e kanë pritur me indiferencë ndryshimin në qeveri, për PD qeveria ka humbur çdo legjitimitet. Varka e shpuar e qeverisë nuk premton dot të bëjë detyrat më akute, si rendi dhe siguria, por është kthyer në armiken kryesore. Shqiptarët po bashkohen në koalicion të madh që kalon politikën për të realizuar ndryshim e vërtetë, largimin e Ramës”.

Sipas Bashës, Rilindja e tij, provoi nuk ishte gjë tjetër vetëm se skema për të vjedhur pasuritë e shqiptarëve.

“Ishte projekti për t’i dorëzuar Shqipërisë krimit, që e ka mbuluar me drogë nga jugu në veri, ishte projekti për t’i detyruar shqiptarët të zgjedhin midis varfërisë, burgut apo emigracionit. Ndaj, lëvizja e sotme është pritur me indiferencë të madhe. Është një tregues i qartë se ka humbur çdo legjitimitet moral dhe politik, se varka e shpuar e qeverisë, nuk është më në gjendje të përballojë as detyrat më akute të qeverisjes, që janë rendi dhe siguria”, tha ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat