I moshuari i qan hallet Ramës: Vajzën me dy universitete e kam pa punë! Ja përgjigja e kryeministrit

Shqipëria

I moshuari i qan hallet Ramës: Vajzën me dy universitete e kam pa punë! Ja përgjigja e kryeministrit

Më: 2 shtator 2016 Në ora: 15:16
Edi Rama

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, duke iu përgjigjur qytetarëve Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, duke iu përgjigjur qytetarëve
Gjatë një takimi me fermerë në Zharrës në Fier, kryeministri Edi Rama u përball me shqetësimin e banorëve.

Një i moshuar i paraqiti atij tri çështje kryesore, ku çështja e parë ishte mungesa e punësimit për vajzën e tij si mësuese pavarësisht se kishte konkurruar në portalin përkatës të Ministrisë së Arsimit.

I moshuari: Kam një vajzë me dy universitete, ka konkurruar dy herë për mësuese. Në Vlorë në vend të dytë, në Fier në vend të parë dhe gjithkund nuk i gjendet asnjë vend.

Rama: Çështjen e vajzës e dëgjova? Secili që merr fjalën për hallin e vet flet, edhe unë për hallin tim flas. Halli i tjetrit të duket i lodhshëm, siç duket i lodhshëm halli im kur them shiko se kaq janë mundësitë.

I moshuari: Dikush mund të qeshi le të qeshi.

Rama: Tashi mos u merr me ata që qeshin. Le të qeshin. Imagjino sikur të qanin.

I moshuari: Nuk e duroj dot unë të më qeshin.

Rama: Xhaxha të kuptova… Për vajzën. Ne kemi bërë një ndryshim që është besoj unë rrënjësor. Deri dje a bëheshe mësues, a rrije dot mësues, a e mbaje vendin tek shkolla ku punoje, apo të nesërmen të vinte mandata që ik në një shkollë tjetër. E vendoste partia, miku dhe paraja.

Sot ka ndryshuar rrënjësisht. Nuk po them se ka ndryshuar perfekt. Sot nuk e heq dot një mësues nga puna se do ti. T’i thuash çohu tani ti dhe ik! Sot nuk e merr dot një mësues në punë se do ti.

Mund të japë para sa të duash. Flas për të gjithë trupën mësimore që është stabël. Nuk flas për mësuesit me kontrata të përkohshme. Në atë pjesë ka korrupsion dhe pikë. Por, 95% e trupës është stabël. Ne kemi krijuar mundësinë që çdo vit të futen në provim dhe të marrin pikët dhe në çdo rajon të Shqipërisë kemi renditjen. Shumë kush e keqkupton këtë gjë. Kam hyrë në portal. Që të hapet një vend pune

Ndërsa për vajzën tënde do të marr dhe do të hyj në portal dhe do ta verifikoj. Në qoftë se vajza jote ka të drejtë, kush nuk e ka futur vajzën tënde do të iki ajo apo ai nga puna dhe do të vendoset vajza jote në vend të saj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat