Basha: Tronditëse, vrasja e efektivit të FNSH-së në krye të detyrës

Shqipëria

Basha: Tronditëse, vrasja e efektivit të FNSH-së në krye të detyrës

Më: 2 shtator 2016 Në ora: 19:11
Lulzim Basha

 Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha e konsideroi “tronditëse, vrasjen e efektivit të FNSH-së, Ardian Kodra në krye të detyrës”.

Duke shprehur ngushëllimet më të thella për familjarët e të afërmit e Ardianit dhe për kolegët e tij, Basha shpreh po ashtu edhe “vlerësimin më të madh për punën heroike, për këtë sakrificë sublime si sot, në përpjekje për të ndalur një kriminel që terrorizonte Torivicën duke qëlluar me armë”.

“Burrat dhe gratë e ndershëm në uniformë kanë gjithmonë mbështetjen e plotë të Partisë Demokratike dhe në veçanti në përpjekjet e tyre për të mbrojtur jetën dhe sigurinë e qytetarëve”, shkruan Basha në një postim në rrjetin social “Facebook”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat