Integrimi në BE - Brenda javës takimi i Këshillit të Stabilizim-Asocimit

Shqipëria

Integrimi në BE - Brenda javës takimi i Këshillit të Stabilizim-Asocimit

Më: 5 shtator 2016 Në ora: 11:09
Klajda Gjosha

Brenda kësaj jave do të mbahet takimi i Këshillit të Stabilizim-Asocimit mes Shqipërisë dhe BE-së, ku do të diskutohet mbi arritjet dhe progresin e vendit tonë gjatë këtij viti në kuadër të përmbushjes së 5 prioriteteve për integrimin.

Ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha, në një dalje për mediat u shpreh optimiste për një vlerësim pozitiv në raportin e progresit për 2016, që do të finalizohej pse jo me hapjen e negociatave.

Gjosha: Brenda kësaj jave do të kemi dhe Këshillin e Stabilizim Asociimit ku do të diskutohet për arritjet që ka pasur Shqipëria gjatë vitit të fundit në kuadër të 5 prioriteteve, marrëveshjen e stabilizim asociimit, kriterin ekonomik të vendit etj.Do të shpresojmë pse jo edhe në konkluzione pozitive sa i përket raportit të progresit për Shqipërinë për 2016, duke qenë se sapo kemi konkluduar dy nga kushtet themelore dhe për çeljen e negociatave që janë reforma në drejtësi që u kalua me konsensus tejet të gjerë 140 vota dhe ligji i vettingut që i hap rrugë implementimit të reformës dhe gjithë skanimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve nga ku fillon dhe reforma në drejtësi. Do shpresonim në një vendim pozitiv.

Por përkundër vendimarrjes së institucioneve të Bashkimit Europian mbi çeljen e negociatave, Gjosha tha se Minsitria që ajo drejton dhe institucionet shqiptare do të vazhdojnë punën.

Në këtë kontekst ajo prezantoi dhe katër iniciativa të Ministrisë së Integrimit.

Gjosha: Pavarësisht se çfarë do të vendosë Komisioni Europian apo Këshilli në dhjetor është shumë e rëndësishme të ndaj me opinionin katër iniciativa tejet madhore të kësaj Ministrie në bashkëpunim shumë të ngushtë me gjitha institucionet e linjës.
Puna që do të vijojmë do të jetë prë ngritjen e njësive të integrimit pse jo në 61 Bashkitë e reja.Procesi i integrimit në kaq kohë është mbajtur në nivele qëndrore dhe është shumë e rëndësishme që proçesi të prekë qytetarët shqiptarë. Shumë shpejt kjo nismë do lancohet me Ministrin Çuçi dhe po punohet ngshtë me delegacionin europian për të kryer trajnimet e stafeve që do jenë pjesë e këtyre bashkive. Këto nuk do të jenë të lidhura ngushtë vetëm me procesin e integrimit, por dhe në përthithjen e fondeve europiane.

Iniciativa tjetër është një dokument strategjik që po punohet nga Ministria e Integrimit për ngritjen e strukturave negociuese por dhe për të analizuar mirë të gjithë proçesin e negociatave deri në anëtarësimin me të drejta të plota. Jemi në proçes konsultimi, shumë shpejt do bëhet i njohur për mediat, do konsultohemi dhe me shoqërinë civile, do i drejtohemi dhe Këshillit Kombëtar të Integrimit për të marrë mendimin e tyre dhe më pas për të bërë një dokument zyrtar. Janë dhe dy iniciativa të tjera që janë punuar ngushtë sëbashku me KE. Ministria e Integrimit do të hapë shumë shpejt thirrjen për shoqërinë civile për fondet europiane për të na ndihmuar në proçesin e integrimit. Të gjitha rekomandimet dhe projektet e tyre që do drejtohen do të analizohen me shumë imtësi për ti bërë ata pjesë të gjithë proçesit.Iniciativë tjetër është për të kryer trajnime të administratës publike në disa nga vendet më të zhvilluara të BE.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat