Rama: Shqipëria nuk ka nevojë për referendum për t’iu bashkuar BE-së

Shqipëria

Rama: Shqipëria nuk ka nevojë për referendum për t’iu bashkuar BE-së

Më: 6 shtator 2016 Në ora: 14:05
Edi Rama

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në një fjalim të mbajtur në forumin strategjik të Bledit deklaroi se Shqipëria beson tek Bashkimi Evropian dhe se ajo nuk ka nevojë për referendum për t’iu bashkuar BE-së.

“Është si të bësh një referendum në lidhje me faktin nëse duam të jetojmë në histori, apo të dalim nga historia”, tha Rama.

Duke folur për krizën e refugjatëve, Rama tha se zgjidhja kërkon ndërveprim, pasi muret nuk janë zgjidhja.

Zërat për braktisjen e projektit evropian, kryeministri i cilësoi si mungesë vizioni mbi botën e sotme. Askush, në vlerësimin e tij, nuk mund të ndërtojë një vend më të sigurt në shtëpi, nëse nuk do të jemi të ndërlidhur.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat