Ja çfarë thotë Basha për tensionet me ambasadorët dhe koalicionin me LSI

Shqipëria

Ja çfarë thotë Basha për tensionet me ambasadorët dhe koalicionin me LSI

Më: 6 shtator 2016 Në ora: 23:50
Kreu i PD¬-së, Lulzim Basha

Kreu i PD¬-së, Lulzim Basha ka folur ditën e sotme në “Studio e Hapur” të Eni Vasilit në “News 24” për përplasjet meambasadorët e huaj gjatë negociatave për reformën nëdrejtësi. 

Basha ka thënë se ka paturmomente të tensionuara meambasadorët e huaj, madje ai tha se tensionet kanë qenë më të mëdha sesa mendohet. 

“Ka patur shumë momente tëtensionuara, aq të tensionuarasa nuk jua pret dot mendja”, thaBasha. “Por marrëdhëniet personale i kemi të shkëlqyera”, është shprehur ai.

Basha më tej pranoi që edhe brenda Grupit Parlamentar të PD¬së ka patur debate dhe momente te tensionuara për reformën në drejtësi, por që në fund grupi ka qenë unanim. 

“Nuk kam ndonjë zhgënjim për deputetët dhe zërat kundër brenda PD¬së. Madje i jap mirënjohës grupit që qëndroi i bashkuar. Zëra ka patur kundër për shkak të planit të Ramës për ta nxjerrë PDnë jashtë reformës në drejtësi. Ne jemi përballur me ndryshime qëndrimesh, me truke dhe intriga që donin ta sillnin paketën kushtetuese në trajtë jonormale, por në fund ishim unanimë”, tha Basha. 

Duke folur për një koalicion të mundshëm me kreun e LSI¬së, Ilir Meta, Bashanuk u tregua shumë entuziast. Ai e cilësoi Metën si një alet të ngushtë të Ramës dhe se PD mund të futet në koalicion me LSI¬në vetëm nëse kjo e fundit i bashkohet programit politik dhe ekonomik të PD¬së. “PD¬ja bën koalicione vetëm me parti që i bashkohet programit të saj politik dhe ekonomik, që ndajnë vlera të njëjta me të për t’ia kthyer pushtetin qytetarëve”, tha Basha.

Ai nuk pranoi ta quante takim, takimin me Metën në aeroportin “Nënë Tereza”, por thjesht një rastësi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat