Meta: Nuk do të ngritën mure për migrantët

Shqipëria

Meta: Nuk do të ngritën mure për migrantët

Më: 8 shtator 2016 Në ora: 13:03
Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta mori pjesë këtë të enjte në konferencën e nivelit të lartë me temën “Sfidat e Institucioneve të Ombudsmanit përballë flukseve të përziera migratore”.    

Në fjalën e tij, Meta e vuri theksin tek mbrojtja e të drejtave të njeriut dhe roli që çdo aktor shtetëror dhe civil, në nivel kombëtar e ndërkombëtar, duhet të luajë në këtë “aksionin prioritar”.

“Shqipëria tashmë është e vendosur në rrugën e saj drejt integrimit në BE. Dhe ne e kemi bërë të qartë që prej fillimit të krizës, se vendi ynë nuk beson në ngritjen e mureve. Shtetet dhe aktorët ndërqeveritarë rajonalë e ndërkombëtarë duhet të bëjnë çdo përpjekje që politikat dhe veprimet e ndërmarra të zbatojnë standardet dhe detyrimet që burojnë nga legjislacioni në fushën e të drejtave të njeriut”, deklaroi Meta.

Ai nënvizoi se, “Kuvendi i Shqipërisë e konsideron Avokatin e Popullit si institucionin kryesor të pavarur kushtetues që mbron të drejtat, liritë dhe interesat e ligjshme të qytetarëve”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat