Dako takohet me princin e Arabisë Saudite, Sultan bin Salma bin Abdulaziz Al-Saud

Shqipëria

Dako takohet me princin e Arabisë Saudite, Sultan bin Salma bin Abdulaziz Al-Saud

Më: 8 shtator 2016 Në ora: 15:04
Kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako

Kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako, u takua sot me princin e Arabisë Saudite, Sultan bin Salma bin Abdulaziz Al-Saud.

Në një deklaratë për mediat mesditën e sotme, behet e ditur se kryetari i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako, është takuar me princin Sultan bin Salma bin Abdulaziz Al-Saud, i cili është President i Bordit të Komisionit për Turizëm dhe Trashëgiminë Kulturore të Arabisë Saudite.

Princi i Arabisë Saudite, Sultan bin Salma bin Abdulaziz Al-Saud, erdhi për një vizitë në Durrës dhe takimi me kryebashkiakun Dako u krye në Muzeun Arkeologjik të Durrësit, ku princi saudit është shfaqur shumë i interesuar për antikitetin dhe vlerat e rralla që ekspozohen në këtë muze e po kështu ka shprehur interes për vlerat dhe resurset arkeologjike dhe kulturore të Durrësit.

Dako  i ka bërë princit të Arabisë Saudite një ekspoze të hollësishme në lidhje me qytetin e Durrësit dhe historinë e tij, stadin aktual të zhvillimit si dhe trashëgiminë e pasur kulturore të qytetit tonë. Kryebashkiaku Dako është ndalur edhe në fushën e turizmit, duke e njohur princin Al-Saud me llojet e turizmit që ofron Durrësi, jo vetëm për plazhin por edhe turizmin arkeologjik, kulturor etj.

Dako deklaroi se zhvillimi i mëtejshëm i turizmit është një prioritet i Bashkisë që ai drejton. Princi i Arabisë Saudite, Sultan bin Salma bin Abdulaziz Al-Saud ka vizituar edhe xhaminë e Durrësit.

Më pas princi saudit dhe kryebashkiaku Dako kanë zhvilluar një vizitë në amfiteatrin e Durrësit. Vizita në Durrës e princit të Arabisë Saudite, Sultan bin Salma bin Abdulaziz Al-Saud, është mbyllur me një drekë pune me kryebashkiakun e Durrësit Vangjush Dako.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat