Lulzim Basha mes kripës dhe sheqerit!

Shqipëria

Lulzim Basha mes kripës dhe sheqerit!

Më: 10 shtator 2016 Në ora: 17:09
Lulzim Basha

Lideri i opozitës Lulzim Basha gjatë ditës së djeshme mbajti fjalim në mitingun përmbyllës të fushatës zgjedhore për Bashkinë e Dibrës. Sot është heshtje zgjedhore, e mesa duket Basha nuk është larguar nga Dibra, ku nesër qytetarët do t’i drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur kryetarin e ri të Bashkisë.

Kreu demokrat ka postuar një foto në rrjetin social Facebook me dy gra dibrane, të cilat i përshkruan kështu: Mes kripës dhe sheqerit! Mëngjes me Lindën dhe Meribanin, kuzhinieren dhe pastiçieren duararta të Peshkopisë!

Të dielën dibranët votojnë për të zgjedhur kryebashkiakun e tyre mes kandidatit të djathtë Sheferedin Shehu dhe atij të majtë Muharrem Rama. Dibra mban zgjedhje pas shkarkimit të ish-kryebashkiakut Shukri Xhelili i cili u përfshi në një skandal seksual. 

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat