Basha: Kërcënimi me jetë i biznesmenit të huaj, akt mafioz

Shqipëria

Basha: Kërcënimi me jetë i biznesmenit të huaj, akt mafioz

Më: 10 shtator 2016 Në ora: 21:43
Lulzim Basha

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha e konsideroi si akt mafioz dhunimin e biznesmenit të huaj në aksin rrugor pranë Rinasit.

Basha thekson se ai është nga investitorët e projekteve më të mëdha turistike në vend dhe se akti është dëshmi e gjallë e sundimit të krimit dhe bandave në vend.

Sipas kreut demokrat, goditja mafioze e investitorit dhe kërcënimi i tij me jetë nëse nuk largohet nga Shqipëria është dëshmi që kryeministri u jep krah bandave dhe mafies.

Reagimi i Bashës:

Dhunimi mafioz sot në mes të ditës, në aksin kombëtar të Rinasit i investitorit te huaj ne një prej projekteve me te mëdha turistike në vend, qe sjell zhvillim e vende pune, është dëshmia e gjalle e therëse e sundimit te krimit e te bandave ne vend.

Krimit dhe bandave te Edi Ramës që e kanë kthyer territorin në parajsën e kanabisit, qe vendosin gjoba ndaj biznesit, që janë mbi ligjin dhe kane mbështetjen e vazhdueshme qeveritare.

Goditja mafioze e investitorit, kërcënimi i tij me jetë nese nuk largohet, eshte ngjarja me e rende qe mund te ndodhe për ekonominë e rendin, e megjithate Edi Rama ka heshtur, ka mbyllur syte, me një qëndrim njësoj kriminal.

Kjo deshmon qarte se eshte ne krah te krimit, te bandave, te mafies, dhe se ai vete qendron ne krye te kësaj piramide. Por kjo piramide e krimit do te bjere, duke nisur nga neser ne Diber. #Shqiperia me mire pa Edi Ramën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat