Basha: Dita e Azem Hajdarit është ditë kushtrimi për demokratët

Shqipëria

Basha: Dita e Azem Hajdarit është ditë kushtrimi për demokratët

Më: 12 shtator 2016 Në ora: 18:26
Lulzim Basha

 Partia Demokratike ka përkujtuar sot 18 vjetorin e vrasjes së heroit te demokracise, Azem Hajdari, ku ishin të pranishëm familjarë të tij, simpatizante të PD-së dhe kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Kryetari i PD-së, Basha, në fjalën e tij tha se “sot është një ditë e zezë për politikën shqiptare, është dita kur politika dhe krimi u bënë njësh, u bënë njësh sepse politika në aleancë me krimin u kthye në politikë në shërbim të krimit”.

Më tej Basha tha se “Politika në shërbim të krimit prodhoi traumën e madhe kombëtare, sulmin e madh ndaj vlerave themelore, ndaj demokracisë dhe shtetit ligjor, zhytjen e Shqipërisë në kriminalitet, pasiguri dhe vrasjen e heroit të demokracisë, Azem Hajdari. Ndaj e sotmja është po kështu apeli për çdo shqiptar, pavarësisht bindjeve politike që të mos pajtohemi me politikën e inkriminuar, mos të pajtohemi me inkriminimin e politikës. Për demokaratët  dhe rininë demokrate e sotmja është ditë kushtrimi, një betejë e përmasave epike na pret në mejdanin e historisë. Kujtimi i Azem Hahdarit, vepra dhe kurajo e tij, do na udheheqin në këtë beteje që do të fitohet me çdo çmim”.

“Shqipëria e kartelit të drogës, e politikes së bërë njësh me krimin vuan papunësi, pasiguri, varfëri dhe mungese lirie, që thellohet nga dita  në ditë. Vepra e Azem Hajdarit është në radhë të parë vepra e kurajos për të përballur me të keqen, kujtesa sot me 12 shtator që përkon me ditën e Kurban Bajramit, na thote se liria dhe demokracia marrin frymë përmes sakrificës. Lavdi për jetë Azem Hajdarit! Azem Ti je gjallë”, tha Basha. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat