Balla: Nuk ka zgjedhje 100% të pastra, ta mbledhim mendjen

Shqipëria

Balla: Nuk ka zgjedhje 100% të pastra, ta mbledhim mendjen

Më: 12 shtator 2016 Në ora: 22:55
Taulant Balla

Deputeti i PS-së, Taulant Balla theksoi në emisionin Opinion se siç tha kreu i opozitës Lulzim Basha se beteja për Dibrën, për vetë faktin se nuk i dha votën njëherë, kur ja ka dhënë për njëzet e pesë vjet me radhë, nuk do të thotë se ky popull është shitur, apo është blerë se nuk votuan PD-në.

Balla bëri me dije se klasa po;litike ka shumë përgjegjësi për gjendjen se si ështyë katandisur Dibra, kjo është përgjegjësi e  gjithë klasës politike. Kandidati i majtë ishte një njeri i mrekullueshëm, ku e gjithë zona kishte një respekt të madh për punën dhe personalitetin e tij. Rezultati i këtyre zgjedhjeve është një përgjegjësi e madhe për qeverinë. Ne kështu e lexojmë këtë rezultat. Pasi qeveria që kaloi, iku e la të harruar krejtësisht atë zonë”, tha Balla në Opinion.

I pyetur nga deputeti i PD-së, Luçiano Boçi nëse në Dibër kishte blerje vote?

Deputeti Balla ka surprizuar, duke thënë se nuk ka zgjedhje 100% të pastra ashtu siç ne duhet të kishim dëshirë apo ashtu siç duhet të ishin.

Ai tha se rezultati i zgjedhjeve është ky që është, pasi populli i Dibrës, ka zgjedhur këtë kandidat.

“Unë mund të ju them se një rezultat i tillë ka ardhur si rezultat i emrave që kanë shkuar për të bërë fushatë atje”, tha Balla.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat