Abuzimi seksual i 12 vjeçares, njerku: Jam konfuz!

Shqipëria

Abuzimi seksual i 12 vjeçares, njerku: Jam konfuz!

Më: 13 shtator 2016 Në ora: 14:19
Ilmi Hoxha

Gjykata e Fierit caktoi masën arrest me burg për 40-vjeçaren Selvie Yzeiraj dhe bashkëjetuesin e saj 52 vjeç Ilmi Hoxha nga fshati Mbyet i Fierit.

Nëna e 12 vjeçares që ka bërë denoncim se është përdhunuar nga njerku i saj ka mohuar të ketë pasur dijeni për ngjarjen e rëndë.

Edhe 52 vjeçari Hoxha mohoi të ketë abuzuar me të miturën, duke i cilësuar shpifje pretendimet e saj. Gjatë seancës, Hoxha ka deklaruar se ato çka janë thënë në media janë të pavërteta.

“Gjërat që janë thënë në media jo të vërteta. Jam konfuz!”, tha ai para gjykatësit.

Vajza 12 vjecare ka denoncuar në polici, çiftin që bashkëjetonte prej 6 vitesh, duke akuzuar njerkun për marrëdhënie seksual me të, dhe nënën e saj për pasje dijeni për ngjarjen e rëndë dhe mos reagim përballë abuzimit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat