Basha: Aksioni politik me qytetarët dhe aleatët për lirinë dhe të drejtën e votës

Shqipëria

Basha: Aksioni politik me qytetarët dhe aleatët për lirinë dhe të drejtën e votës

Më: 14 shtator 2016 Në ora: 17:38
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha deklaroi sot se në mbledhjen e grupit të PD-së u shpreh vendosmëria e forces politike qe ai drejton që të shkëpusë hallkën e krimit me politikën dhe të rikthejhet liria dhe e drejta e votës.

Në përfundim të mbledhjes së sotmë të grupit parlamentar të PD-së, Basha tha se PD do të vazhdojë e vendosur të këpusë hallkat që lidhin krimin me politikën si dhe me vendosmëri do riinstalohet liria e votës, pa të cilën nuk do ketë asnjë liri tjetër.

Në vijim, Basha se “Konkluzioni i grupit të PD-së në raport me atë që duhet të bëjmë nesër, është ajo që e dinë të gjithë qytetarët, se aleanca e politikës me krimin dhe në veçanti bashkëpunimi i kartelit të drogës me qeverinë shkatërruan procesin politik në zgjedhjet e Dibrës. Ky është një problem jetik për të gjithë Shqipërinë dhe jo vetëm PD-në dhe opozitën”.

Kryetari i PD-së Basha, theksoi më tej se “Hapat e mëtejshëm që do të diskutojmë, aksioni politik me qytetarët dhe aleatët tanë që do të ndërmarrim, do të na mundësojë që ne t’ia dalim të këpusim këto hallka dhe të rikthejmë lirinë dhe të drejtën e votës”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat