Shtyhet mbledhja e Komisionit për Reformën në Drejtësi

Shqipëria

Shtyhet mbledhja e Komisionit për Reformën në Drejtësi

Më: 15 shtator 2016 Në ora: 11:44
Komisioni pë Reformë në drejtësi

Shtyhet mbledhja e Komisionit për Reformën në Drejtësi. Pavarësisht nisjes së mbledhjes rreth orës 11:00, është vendosur shtyrja e saj me dy orë, pasi anëtarët e shumicës kanë kërkuar më shumë kohë, në mënyrë që të shqyrtojnë shqetësimet e PD-së.

Dy janë pikat për të cilat deputetët e PD-së kanë shprehur shqetësim. E para lidhet me rolin e pushtetit ekzekutiv (ILDKP, DSIK), që të pengojnë ose ndërhyjnë në mënyrë të pakontrolluar në përzgjedhjen dhe emërimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve, ndërsa opozita thekson se me këtë shkelen standardet e pavarësisë dhe paanësisë së organeve të reja kushtetuese.

Ndërsa propozimi tjetër ka të bëjë me kontrollin e SPAK-ut. Sipas PD-së, ky kontroll duhet të bëhet nga një komision ad hoc, i cili duhet të marrë informacione për pastërtinë dhe figurën e prokurorëve dhe gjyqtarëve, që më pas do të bëjë vlerësimin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat