Basha: Rama sot nënshkroi kontratë të re me krimin

Shqipëria

Basha: Rama sot nënshkroi kontratë të re me krimin

Më: 15 shtator 2016 Në ora: 18:21
Lulzim Basha

Kryetari i Partisë Demokratike në Shqipëri, Lulzim Basha ka komentuar zgjedhjet në Dibër, duke thënë se Edi Rama, duke heshtur për blerjen e votave në Dibër, ka nënshkruar sot nga podiumi i Parlamentit një kontratë të re me krimin.

Ja deklarata e plotë e Bashës:

Edi Rama e respektoi sot kodin e heshtjes me Kartelin e Drogës, duke mos thënë asnjë fjalë për blerjen e votës edhe pse i madh e i vogël kanë parë me zë e me figurë se si mbinë në gjithë Dibrën kioskat ku një vote për kandidatin e tij blihej me lekë e me euro.

Karteli i tij i drogës bleu mijëra vota në vendin anëtar të NATO-s, kandidat për anëtarësim në BE, por Rama nuk tha asnjë fjalë të vetme. Duke ruajtur kodin e heshtjes, ai nënshkroi sot nga podiumi i Parlamentit një kontratë të re me krimin, pasi punë të tjera i presin, zgjedhjet po vijnë.

Sado te forcohet karteli i drogës, sado të blejnë votat, të ndërtojnë pista avionësh, atë e pret një fund fatal, sepse nuk e mundin dot një shoqëri të tërë, nuk e inkriminojnë dot një komb.

Edi Rama ka zgjedhur të ketë fundin e kartelit të drogës, dhe atë fund do të ketë kur populli ta vërë para.

Ajo ditë po vjen me shpejtësi, dhe atij nuk do t’i bëjnë më punë as opingat e krimit e as avionët e drogës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat