Miratohen ndryshimet në ligjin kundër trafikut të narkotikëve

Shqipëria

Miratohen ndryshimet në ligjin kundër trafikut të narkotikëve

Më: 15 shtator 2016 Në ora: 18:51
Kuvendi i Shqipërisë

Kuvendi mbylli të enjten në mbrëmje punimet e seancës plenare të radhës me miratimin e të gjitha pikave të rendit të ditës.

Pa praninë e opozitës, maxhoranca miratoi me 71 vota ndryshimet në ligjin “Për parandalimin dhe luftën ndaj trafikut të substancave narkotike”, që parashikojnë procedurën e trajtimit të këtyre lëndëve, që nga sekuestrimi, asgjësimi etj.

Me 72 vota deputetët miratuan dhe tre çështjet e tjera të rendit të ditës, ndryshimet në ligjin “Për sistemin e adresave”, p/ligjin “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Auditimit të Programeve të Asistencës, akredituar nga BE në Shqipëri”, si dhe ratifikimin e dokumentit ndryshues të marrëveshjes së huasë, ndërmjet palës shqiptare dhe Kfw Frankfurt Am Main, për financimin e programit “Mbrojtja mjedisore e liqenit të Ohrit, kanalizimet, Pogradec III”.

Gjithashtu, Kuvendi vendosi që deputetja më e re, Dhurata Cupi, pjese e grupit parlamentar te Partisë |Demokratike, te caktohet anëtare e komisionit të Ekonomisë. Një tjetër vendim ishte ai pë caktimin e deputetit te PS-së, Taulant Balla në detyrën e bashkëkryetarit te komisionit të posaçëm të reformës zgjedhore, në vend të deputetit Bashkim Fino.

Në mbyllje të seancës kryetari i Kuvendit, Ilir Meta njoftoi deputetët se me kërkesë të kryetarit të grupit të PS-së, Gramoz Ruçi dhe të kryetarit të grupit të LSI-së, Petrir Vasili, bazuar ne nenin 86 të rregullores, do të rimblidhet komisioni parlamentar i Sigurisë Kombëtare për të rishqyrtuar dekretin e presidentit që ktheu per rishqyrtim ligjin “për masat shtesë të sigurisë publike”. Kjo, tha Meta, me qëllim implementimin e disa sugjerimeve që Presidenti i ka shprehur në pjesën arësyetuese të dekretit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat