Taulant Balla zëvendëson Bashkim Finon

Shqipëria

Taulant Balla zëvendëson Bashkim Finon

Më: 15 shtator 2016 Në ora: 20:23
Taulant Balla

Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar pasditen e së enjtes edhe zëvendësimin e bashkëkryetarit të Komisionit të Reformës Zgjedhore, Bashkim Fino.

Taulant Balla do të jetë deputeti që do zërë vendin e Bashkim Finos në komisionin që pritet të ndryshojë edhe Kodin Zgjedhor.

Mësohet se zëvendësimi i Bashkim Finos vjen si pasojë e pamundësisë së këtij të fundit për të marrë pjesë në mbledhje pasi është larguar jashtë vendi për arsye shëndetësore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat