Rrokaj, kandidat për kreun e LSI-së: Ja platforma ime

Shqipëria

Rrokaj, kandidat për kreun e LSI-së: Ja platforma ime

Më: 16 shtator 2016 Në ora: 19:52
Shezai Rrokaj

Shezai Rrokaj kandidon për kryetar të LSI-së. Ai e ka shpallur kandidaturën e tij gjatë mbledhjes së sotme të Kryesisë së partisë, ku u shpall edhe data e zgjedhjeve për kryetarin e ri. Rrokaj është emri i dytë në garë pas atij të kreut aktual, Ilir Meta.

Në një prononcim për mediat menjëherë pas mbledhjes, Rrokaj tha se platforma e tij bazohet në hapjen e partisë ndaj shoqërisë civile.

“Kam punuar që LSI-ja të hapet ndaj shoqërisë civile. Idetë e mia janë bërë publike edhe në postin që kam mbajtur. Mendova se idetë e mia dhe platforma do të sjellin alternativa të reja në parti. Partia ka nevojë të hapet ndaj bazës dhe të rritë vëmendjen ndaj saj. Unë dhashë shembullin tim. Mund të mos jem i vetmi. Platforma ka elementët e parë. Partitë tona kanë nevojë të jenë më pak agresive. Shpresoj që partia të zbutet nga militantizmi politik dhe të hapet ndaj shoqërisë civile. Unë kam garuar në pozicione të tjera, edhe politike, edhe akademike. Një frymë e tillë veçse mirë i bën LSI-së”, tha ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat