Kryebashkiaku i Pukës i sprovon mesin Ramës, këmbë deri në Gjegjan

Shqipëria

Kryebashkiaku i Pukës i sprovon mesin Ramës, këmbë deri në Gjegjan

Më: 17 shtator 2016 Në ora: 18:24
Edi Rama

Prej dy ditësh kryeministri Edi Rama ka lënë kryeqytetin për tu zhvendosur në veri. E nisi dje me Shkodrën dhe sot në Pukë.

Por duket se udhëtimi i sotëm në fshatin Gjegjan të Pukës do ti mbetet gjatë në mendje.

Dhe kjo për një arsye, pasi rruga e keqe dhe ecja në këmbë i kanë vënë në “lëvizje mesin”.

Rama: Unë e di pse më solli Gjoni këtu, tapi kishte dhe për vende të tjera, ka bërë gati sot rreth 700 mos gaboj. Por më solli këtu që të provoj vuajtjet e rrugës, e kam shumë të qartë. Gjonit nuk ja thashë por po ja them tani, mos kujto se nuk e dija si ishte rruga, pavarësisht se ti ma vure në provë të fortë mesin që për ne që jemi të gjatë, që kemi bërë dhe sport, nuk është pjesa më e fortë e organizimit. Erdha në këmbë dhe do iki në këmbë, në rregull. Dhe nuk do ta harroj këtë udhëtim turistik që bëra për të ardhur deri këtu. Shaka është, por gjysma e së vërtetës.

Deklaratat Rama i bëri gjatë takimit me banorë të Gjegjanit ku shpërndau çertifikatat e pronësisë për tokën bujqësore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat