Ndahet nga jeta ish-kreu i Komunitetit Mysliman Shqiptar, Selim Muça

Shqipëria

Ndahet nga jeta ish-kreu i Komunitetit Mysliman Shqiptar, Selim Muça

Më: 18 shtator 2016 Në ora: 09:16
Ish-kreu i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Selim Muça

Ish-kreu i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Selim Muça, ka ndërruar jetë gjatë orëve të para të ditës së sotme.

Ai vuante prej kohësh nga një sëmundje e rëndë. Muça ka drejtuar KMSH-në nga viti 2004 deri në 2014. Pas tij në krye të KMSH-së u zgjodh Skënder Bruçaj.

Selim Muça rrjedh nga një familje me tradita islame. Babai i tij ka qenë Imam. Me fillimin e proceseve demokratike, është angazhuar totalisht në shërbim të Islamit dhe ringritjen e institucionit të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë.

Muça zëvendësoi në post Haxhi Hafiz Sabri Koçin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat