“20 mijë euro për 200 kg drogë, kontrata ime me narkotrafikantët”

Shqipëria

“20 mijë euro për 200 kg drogë, kontrata ime me narkotrafikantët”

Më: 18 shtator 2016 Në ora: 10:44
Guido Andrea Guidi

Mediat italiane vazhdojnë të kenë në fokus rrëzimit të avionit “Piper” në grykëderdhjen e Ishmit, në Durrës, me të cilin do të kryhej trafik droge.

Gazeta italiane “Corriere della Sera”, në një shkrim të ditës së sotme, ka nxjerr disa fakte të reja mbi kontratën që kishte bërë piloti italian, Guido Andrea Guidi me trafikantët.

Sipas gazetës, 69-vjeçari do të paguhej 20 mijë euro për të transportuar me avion 200 kilogramë marijuanë. “Corriere” duke iu referuar burimeve të inteligjencës italiane shkruan se ka nisur një hetim i përbashkët mes dy shteteve për të identifikuar kokat e këtij trafiku nga ajri, të drogës.

Autoritetet italiane po studiojnë lëvizje e pilotit drejt Barit si dhe kontaktet e tij. Në dëshminë e tij Guido Andrea Guidi, 69 vjeç, ka treguar dy emra, një italian dhe një shqiptar.

Ndër të tjera gazeta italiane shkruan se piloti po mbahet në ruajtje nga autoritete shqiptare për të shmangur hakmarrjet e organizatës kriminale e përbërë nga mafiozë italianë dhe shqiptarë.

Kjo për faktin se Guidi do të tregojë emrat e organizatorëve të këtij rrjeti të trafikut të lëndëve narkotike nga Shqipëria drejtë Italisë.

Gazeta shkruan se 69-vjeçari Guidi ka qenë i dënuar në vitin 2006 për një aksident ajror.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat