Zërat për president, Meta: Gara e vetme ku marr pjesë është ajo e LSI-së

Shqipëria

Zërat për president, Meta: Gara e vetme ku marr pjesë është ajo e LSI-së

Më: 18 shtator 2016 Në ora: 13:55
Ilir Meta

Gjatë një vizite në qytetin e Korçës ku po zhvillon takime me strukturat e Lëvizjes Socialiste për Integrim, kryetari i Kuvendit njëkohësisht dhe kreu i partisë Ilir Meta, komentoi zërat se ai mund të jetë kandidati për postin e Presidentit të Republikës.

Meta tha se nuk komenton gara të pashpallura, pasi e vetmja gara ku ai merr pjesë është ajo e kryetarit të LSI-së. “Nuk kam asnjë koment për gara të pashpallura. Gara e vetme ku marr pjesë është ajo e LSI­-së, që e konsideroj si sfidë për lëvizje të mëtejshme që do ta nis nga Korça”, u shpreh Meta.

Kryeparlamentari bëri edhe një koment sa i takon temës së nxehtë për kultivimin e kanabisit. Sipas tij e ardhmja e Shqipërisë është bujqësia dhe jo kanabisi. “E ardhmja e Shqipërisë është bujqësia, turizmi dhe jo kanabisi. Politika të marrë vendim, jo të shmanget por edhe partnerët ndërkombëtarë që janë të interesuar për të ardhmen e Shqipërisë. Të vendosim si do sillemi me këtë fenomen”, theksoi Meta.

Kreu i Kuvendit deklaroi në lidhje me miratimin e ligjeve për reformën në drejtësi, se puna e komisionit ka qenë konstruktive dhe kërkoi përsëri konsensus mes palëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat