Meta nga Korça: I lumtur që nis fushatën këtu, LSI faktor stabiliteti

Shqipëria

Meta nga Korça: I lumtur që nis fushatën këtu, LSI faktor stabiliteti

Më: 18 shtator 2016 Në ora: 15:36
Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim,  Ilir Meta ka nisur zyrtarisht fushatën për zgjedhjet e 6 nëntorit,  për kreun e LSI-së.

Ai ka zgjedhur qytetin juglindor të Korçës ku u takua me strukturat e LSI-së në këtë qytet.

Kreu Kuvendit, Meta u shpreh se këto zgjedhje janë një mundësi e mirë që strukturat drejtuese të LSI-së të rivlerësojnë programin në kuadër të sfidave të reja që i paraqiten vendit në të ardhmen.

“Jam i lumtur që nis fushatën nga Korça. LSI çdo ditë ka prurje të reja, të rinj e të reja që sjellin energji. LSI këto dy muaj fushatë ka një moment mjaft të rëndësishëm, pasi duhet të rivlerësojë programin e saj në kuadër dhe të sfidave që kërkojnë zgjidhje në të mirë të qytetarëve”, tha Meta.

“Një program që kërkon shpresë për të ardhmen dhe një forcë politike me aftësi drejtimi shumë më të mira se sot. LSI ka dhënë në mënyrë të veçantë kontributin e saj për stabilitetin e vendit dhe një klimë politike sa më konstruktive”, tha Meta.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat