Ujku zbret në Parkun e Karavastasë, sulmon gomarin

Shqipëria

Ujku zbret në Parkun e Karavastasë, sulmon gomarin

Më: 18 shtator 2016 Në ora: 21:38
Gomari i sulmuar

Një foto e publikuar në rrjetet sociale shfaq një gomar i cili është sulmuar nga një ujk.

Ngjarja raportohet të ketë ndodhur sot afër rezervuarit të fshatit Kryekuq, pranë parkut Kombëtar të Divjakës në Karavasta.

Lajmi është konfirmuar edhe nga drejtori i Parkut Kombëtar të Divjakës, i cili theksoi se bëhej fjalë për 3 ujqër, dy prej të cilëve ishin këlyshë.

Sipas tij, dëshmitar i ngjarjes është bërë roja i një stani aty pranë parkut.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat