Propozimi “Meta për President”, baza e LSI e pret keq: Nuk e hamë karremin!

Shqipëria

Propozimi “Meta për President”, baza e LSI e pret keq: Nuk e hamë karremin!

Më: 18 shtator 2016 Në ora: 23:22
LSI

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, z. Ilir Meta zhvilloi një takim me strukturat në Korçë në kuadër të zgjedhjes së drejtuesit të ri të LSI-së.

Lidhur me zërat nëse ai do të garojë apo jo për President, që nisën pas një propozimi të dalë nga ministri i Jashtëm, socialisti Ditmir Bushati, Meta us hpreh: “Gara e vetme ku marr pjesë është ajo e LSI –së, që e konsideroj si sfidë për lëvizje të mëtejshme që do ta nis nga Korça”.

Por ndërkohë, baza e LSI nuk e ka pritur mirë propozimin socialist dhe mdaje po e trajton si një diversion që përpiqet të bëhet.

Ylli Dylgjeri shkruan:

Thojzat e propozimit për Presidentin Socialist!

Lexova nje shkrim keto dite te kolegut Skënder Minxhozi me titullin: Presidenti “socialist” Ilir Meta.

Qysh ne titull me intrigoi ky shkrim. Vetë autori është i paqartë për seriozitetit e propozimit, duke e vendosur në thojza fjalën socialist. Më tej, edhe në argumentet e shkrimit dallojnë sërisht “thojzat”. Duke e kuptuar autorin, mendoj se ka disa arsye të trajtohet kështu propozimi socialist.

E para, duhet dallojme se eshte socialist apo rilindas ky propozim. Cilesimi i kesaj ndarje është bëre nga vete udheheqja socialiste.

Së dyti, propozim vjen nga nje familje e gardës së vjetër komuniste siç është Zoti Ditmir Bushati. Propozimi tjeter vjen nga garda e re, por jo politike, por ushtarake. Vjen nga ish Komandanti i Gardes se Republikes, zoti Arben Çuko.

Tjetër, kandidaturat për Presidentin e Republikës deri me tash nuk kanë ngjizur kur vinë përmes shtypit. Ato historikisht jane produk i kulisave, per sa kohe ligji nuk ka ndryshuar. Pra nuk kemi votim popullor, por votim kuvendor. Duke i pare keto arsyetime, dhe te tjera qe jane formatuar gjate viteve te koalicionit PS-LSI konkludoj se nga zoti Meta nuk mund te vinte përgjigje më serioze. Biles mendoj se e ka ngritur steken edhe me dalje e nenkryetares se LSI per te dhene pergjigje rreth propozimit Rama.

Ose troç, ky lider, që siç e akuzohet rendom nga shtypi qe ushqehet, apo ofron “ngjala”, nuk e ka zbritur ende menyne qe te haje “karemin” Bushati, apo Çuko.

Atëhere s’më mbetet tjetër por të thërras:

Menyja u prish zoti Rama! Guzhina po vjedh. Jemi ne kohe delikate dijetash…

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat