Parashikimi i motit për sot

Shqipëria

Parashikimi i motit për sot

Më: 19 shtator 2016 Në ora: 07:43
Moti

Deri në mesditë, pjesa më e madhe e vendit dominohet nga vranësira dhe shira, ku më të dendur shirat do të paraqiten në zonat veriperëndimore dhe jugperëndimore. Herë pas here do të ketë rrebeshe, por nuk përjashtohet edhe mundësia e breshrit.

Pjesa e dytë e ditës do të vijojë me vranësira dhe shira të dendur pothuajse në të gjithë territorin e vendit. Më problematike situata do të jetë në zonat jugore, ku shirat do të jenë të konsiderueshëm. E njëjta situatë meteorologjike do të na shoqërojë edhe gjatë natës.

Sipas “MeteoAlb”, temperaturat e ajrit do të pësojnë një rënie te lehtë në vlerat e mëngjesit ndërsa një rënie me 2 gradë, pritet sërish për temperaturat e mesditës. Era do të fryjë mesatare në tokë dhe deri e fortë në det, duke arritur shpejtësi maksimale deri në 50 km/h nga drejtimi jugperëndimor dhe për pasojë, në brigjet detare do të ketë dallgëzim 4- 5 ballë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat