SHBA: Si mund të rregullohen gabimet në formularin e vizës

Shqipëria

SHBA: Si mund të rregullohen gabimet në formularin e vizës

Më: 19 shtator 2016 Në ora: 11:27
Ambasada Amerikane

Ambasada amerikane në Tiranë ka shpjeguar për aplikantët për vizë dhe fituesit e Lotarisë Amerikane mënyrën e rregullimit të gabimeve në formalurët e plotësuar. Nëpërmjet seksionit “Pyesni Konsullin”, ambasada u është përgjigjur edhe pyetjeve të të interesuarve mbi gabimet në formularë të Lotarisë së Vizave.

E pyetur nga qytetarët lidhur me gabimet në formularin e aplikimit DS-260 (emri i vendlindjes dhe emri i shkollës së gjimnazit), Zyra Konsullore është përgjigjur se për këtë nuk duhet të ketë shqetësim. “Sapo të mësoni datën e intervistës, na shkruani. Sapo të na vijë çështja juaj në sistemin tonë, dhe ne do jua hapim DS-260 që ju ta korrigjoni”, thuhet në përgjigjen e Zyrës Konsullore të SHBA.

Informacioni rreth kontrollit të statusit të të regjistruarve për DV-2017 vazhdon që prej datës 3 maj 2015 deri më 30 shtator 2017, në faqen e internetit të Programit të Vizave të Shumëllojshmërisë http://dvlottery.state.gov/esc. Lajm i mirë për të gjithë të regjistruarit për Lotarinë DV-2017 është se janë shtuar të përzgjedhur të rinj për programin e Lotarisë DV-2017.

Departamenti i Shtetit ka bërë të fitur se nuk do t’u dërgojë të përzgjedhurve të lotarisë njoftim me postë apo me email. “Edhe nëse ju vjen ndonjë email nga Departamenti i Shtetit, ai është vetëm për t’ju udhëzuar që të hyni te faqja e Kontrollit të Statusit të të Regjistruarve www.dvlottery.state.gov, ku do të gjeni udhëzime specifike për çështjen tuaj. Ndaj, nëse ju vjen një email duke ju kërkuar për gjëra që nuk jua kemi thënë më lart, injorojeni atë, është një mashtrim. Programi i lotarisë DV-2017 mbaron më 30 shtator 2017. Për më tepër, nëse të gjithë 50.000 numrat e vizave janë lëshuar përpara kësaj date, programi do mbyllet më shpejt”, thuhet në njoftimin e Departamentit të Shtetit. Sipas udhëzimeve, të përzgjedhurit duhet të veprojnë me shpejtësi që tani, pasi procesi i vizës mund të jetë i gjatë. Vizat për programin DV-2017 nuk mund të lëshohen pas 30 shtatorit 2017.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat