Vdekja në maternitet, Prokuroria kërkon 45 ditë burg për dy mjekët

Shqipëria

Vdekja në maternitet, Prokuroria kërkon 45 ditë burg për dy mjekët

Më: 19 shtator 2016 Në ora: 15:54
Ilustrim

Prokuroria ka kërkuar masën e arrestit 45 ditë burg për dy mjekët e arrestuar, të cilët dyshohen të jenë përgjegjës për vdekjen e Aida Çajkës dhe foshnjës së saj.

Mjekët e spitalit “Koço Gliozheni”, Dritan Deçka dhe Helidon Klosi, akuzohen nga familjarët e të ndjerës se nuk kanë dhënë mjekimin e duhur, çka ka sjellë për pasojë vdekjen nënës dhe foshnjës. 35-vjeçarja gjeti vdekjen si pasojë e hemorragjisë dhe pasi ishte dërguar në tre spitale të ndryshëm, “Koço Gliozheni”,  “Nënë Tereza”, dhe Senatorium.

Afati 45-ditor është kërkuar nga organi i akuzës, në pritje të autopsisë përfundimtare që do të zbardhë shkakun e vdekjes.

Mjekët gjinekologë në maternitetin “Koço Gliozheni” kanë zhvilluar paraditen e sotme një protestë të heshtur kundër arrestimit të dy kolegëve të tyre lidhur me rastin e nënës shtatzënë që humbi jetën në spital dy ditë më parë. Protesta ka nisur rreth orës 11:00 dhe me anë të saj mjekët janë solidarizuar me dy kolegët e arrestuar dje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat