Mblidhet kryesia e PS-së, “harrohet” të thirret ish- deputeti Koço Kokëdhima

Shqipëria

Mblidhet kryesia e PS-së, “harrohet” të thirret ish- deputeti Koço Kokëdhima

Më: 19 shtator 2016 Në ora: 16:41
Edi Rama, Koço Kokëdhima

Sot është planifikuar që rreth orës 18:00 të mblidhet kryesia e Partisë Socialiste, por një detaj që vihet re është mungesa e një prej personave që pak kohë më parë ka qenë shumë i afërt me kryesocialistin Edi Rama, ish- deputeti Koço Kokëdhima.

Edhe pse Kokëdhima është Sekretar për Reformën Strukturore dhe Emigracionin, ish-ligjvënësi i majtë nuk është vënë në dijeni për mbledhjen.

I pyetur për ‘Neës24’, Kokëdhima theksoi se: “Nuk kam marrë asnjë njoftim për mbledhje”. Mësohet se Kryesia e PS do të mblidhet në orën 18:00 për të diskutuar projektligjet që do të dërgohen në Kuvend ditën e enjte. Në seancën plenare pritet të diskutohen ligjet për reformën në drejtësi, pr/ligji “Për menaxhimin e integruar të mbetjeve”, dhe ligji për kamerat e sigurisë.
Pas heqjes së mandatit si deputet, Kokëdhima është distancuar nga roli i tij brenda PS-së, ndërsa shpesh herë në media është përfolur për një marrëdhënie jo të mirë mes tij dhe kryeministrit Rama.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat