Majlinda Bregu: Ja pse nuk e votova Bashën për kryetar të PD-ës

Shqipëria

Majlinda Bregu: Ja pse nuk e votova Bashën për kryetar të PD-ës

Më: 19 shtator 2016 Në ora: 21:41
Majlinda Bregu

Deputetja e Partisë Demokratike, Majlinda Bregu, e ftuar në emisionin “Top Story” deklaroi se kishte votuat Sokol Olldashin në zgjedhjet e brendshme partiake sepse mendonte se do të ishte një kryetar më i mirë.

“E kam votuar sepse mendoja që ishte figura më e mirë për të zëvendësuar Berishën dhe me Sokolin kemi ndarë të njëjtën frymë që ishte ajo për të forcuar dhe patur një PD sa më të fortë. E kam votuar sepse kam menduar se do të ishte një kryetar shumë i mirë. Nuk kam mundësi sot që të jap provën e kësaj që them, po të ishte gjallë do të ishte prova. Por ajo që po ndodh sot, fatkeqësisht përveç humbjes së një miku është edhe një minus shumë i madh i PD-së”, deklaroi ajo.

Ju thoni që vota juaj provohet sot nga gabimet e Lulzim Bashës?

Majlinda Bregu: 
Besoj që kam bërë një zgjedhje të duhur për frymën që Olldashi. Asnjëri nga ne, përfshirë edhe të ndjerin në asnjë moment nuk do të bëhej shkopinj nën rrota për liderin e PD. Unë di që ka patur një frymë dhe një model Olldashi, që sot e kanë demokratët e thjeshtë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat