Rama në Gramsh: Fazë kthese historike për fshatin

Shqipëria

Rama në Gramsh: Fazë kthese historike për fshatin

Më: 20 shtator 2016 Në ora: 11:11
Edi Rama

Kryeministri Rama është takuar paraditen e sotme me fermerët në Gramsh, kjo në kuadër të prezantimit të programit për bujqësinë.

“Familja fermere në fshat duhet të trajtohet si biznesi i vogël në qytet”, ka thënë Rama.

Ai është shprehur se programi i qeverisë së tij shënon hapjen e një epoke të re, “ku do të shihen frytet e një ndryshimi historik”.

Para të pranishmëve, kryeministri ka shtuar se drejtoritë e bujqësisë, nën administrimin e qeverisë së kaluar, ishin kthyer në banda që nuk kishin asnjë lidhje me dijen.

Ndërsa “sot kemi Bashki të reja, që mund të hapin rrugë zhvillimi”, është shprehur më tej Rama.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat