Zgjedhjet për kryetar të LSI-së, komisioni miraton rregulloren

Shqipëria

Zgjedhjet për kryetar të LSI-së, komisioni miraton rregulloren

Më: 20 shtator 2016 Në ora: 15:40
LSI

Lëvizja Socialiste për Integrim mban në 6 nëntor zgjedhjet për kreun e ri të partisë. Ditën e sotme është mbledhur komisioni që do t’i administrojë këto zgjedhje.

Në mbledhjen e sotme u miratua rregullorja e zgjedhjes së kryetarit të ri të partisë. Komisioni drejtohet nga Ornela Muhametaj.

Deri tani në garë për kreun e LSI-së janë kreu aktual, Ilir Meta, Shezai Rrokaj, dhe Përparim Spahiu, i cili e shpalli kandidaturën e tij pikërisht sot.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat