Mima: Vlera e drogës shqiptare në tregun me pakicë 13 mld euro

Shqipëria

Mima: Vlera e drogës shqiptare në tregun me pakicë 13 mld euro

Më: 20 shtator 2016 Në ora: 22:39
Floroin Mima

Ekonomia e paligjshme që lidhet me krimin e organizuar dhe narkotrafikun është diskutuar gjatë në studion e emisionit “Ekopolitikë”.

Deputeti i PD, Floroin Mima foli për shifra dhe raporte zyrtare që lidhen me vlerën e dorgës që prodhohet në Shqipëri. Mima tha se vlera e drogës shqiptare në tregun europian me pakicë kap shifrën e 13 miliard euro.

Deputeti i PS, Ervin Bushati kundërshtoi shifrat e Mimës me argumentin se ato nuk janë të publikuara nga raporte zyrtare.

Debati në studio u zhvillua mes të ftuarve Ervin Bushati, Florjon Mima, Hekuran Vladi, Zef Preçi .

Mima: Ka vetëm një moment kur paraja kriminale ka vlerë, momenti kur shteti i drejtë ia kthen atë të gjithë popullit. Pse nuk ndodh në Shqipëri? Po të shofim shifrat e raportit që nisa të citoj, që pjesë të cilit kanë filluar të dalin në shtypin ndërkombëtar bëhet fjalë për një vlerësim konservator për rreth 13 miliardë euro në tregun me pakicë të drogës që prodhohet në Shqipëri, 13 mld euro. Ky vlerësim që është bërë edhe në 2012 dhe 2013…ky është për 2016, per sezonin e të korrave të tanishme. Ky vlerësim  thotë se vlera me pakicë e drogës prodhuar në Lazarat ishte afaërsisht 4 mld dollarë nëse do të shitej me pakicë në tregjet e Europës. Sot bëhet fjalë, vlerësimi konservator 13 mld euro që është afërsisht 110 % e GDP zyrtare shqiptare dhe ka një vlerësim që është pak me optimist që flet për 24 mld euro.

Le të marrim një supozim konservator edhe ne. Vetëm 10 % e kësaj vlere do të mbetet në Shqipëri pra 1.3 mld euro. Me 1.3 mld euro banda është në gjendje të vendosi kush do të jetë drejtori i kufirit, kush do të jetë shefi i komisariatit. Me 1.3mld euro banda është në gjendje të blejë të gjitha votat e shqiptarëve duke cuar votën në një drejtim të caktuar. Me 1.3 mld euro ata emërojnë kryeministrin. Kryeministri mendon se është më i forti dhe më i fuqishmi, por me 1.3 mld euro mafia të urdhëron.

Bushati: Pavarësisht se shifrat zyrtare janë në favorin tonë uën nuk desha të dëgjoja dhe shifra që janë të pakonfirmuara dhe janë hipoteza. Këtu flitet për një vlerë kapitale sa 100% e GDP me një 1.3 mld euro në dispozicion më duket si një panoramë disfatiste e opozitës që kërkon të justifikojë që nesër cdo gjë mund të blejë. Unë nuk e di sa kushton një votë apo një drejtori policie sipas gjithë kësaj hiptezë të ndërtuar nga PD, atëherë kot që merren dhe futen në zgjedhje, sepse me 1.3 mld mund të blesh 4 shtete ballkanike. Unë nuk di që ka një raport.

Vladi: Opozita sot po thotë vetëm gjysmën e të vërtetës  dhe gjysma e të vërtetës është më e rrezikshme sesa gënjeshtra. Gjysma tjetër e të vërtetës është: Unë njof shumë deputetë të PD të cilët po të mos jenë të varur nga politika kishin shkuar tek parcela atje dhe e kishin fotografuar atë parcelën, por bëhet lufta këtu në studio dhe studioet e tjera

Mima: Kryeministri jot del e thotë, kur opozita publikon fotot është më e rrezikshme opozita se krimineli, e kupton ku kemi arritur ne sot.

Vladi: Nuk jam këtu për të mbrojtur Edi Ramën

Mima: Por për çfarë je, cfarë po bën?

Vladi: Unë jam për të mbrojtur shqiptarët, sepse paaftësia e Edi Ramës dhe opozitës e ka bërë vendin kështu.

Mima: Opozita po bën sa mundet

Vladi: Hiperpolizimi i akuzave dërgon në shuarjen e tyre

Mima: Absolutisht jo

Vladi: Nuk ka nevojë ti thuhet Edi Ramës që po mbjell hashash

Mima: Vetëm opozita ka folur

Vladi: Edi Ramës duhet ti thuhet e vërteta në sy; je i paaftë zotëri që e lejon vendin të mbillet hashash

Mima: Po merre atë degjojë çfarë thotë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat