Nishani takon Ban Ki-Moon, vlerëson lidershipin e tij kundër ekstremizmit të dhunshëm

Shqipëria

Nishani takon Ban Ki-Moon, vlerëson lidershipin e tij kundër ekstremizmit të dhunshëm

Më: 21 shtator 2016 Në ora: 10:01
Nishani Ban Ki-Moon

Presidenti shqiptar Bujar Nishani, në kuadër të pjesëmarrjes në punimet e Sesionit të 71-të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork, zhvilloi takime dypalëshe me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki-Moon.

Në një njoftim nga presidenca bëhet e ditur se Nishani është takuar edhe me presidentin e Republikës së Polonisë, Andrzej Duda, si dhe me presidenten e Republikës së Kroacisë, Kolinda Grabar-Kitarovi?.

Gjatë takimit me Sekretarin e Përgjithshëm, Nishani e vlerësoi atë për lidershipin e treguar në iniciativat e ndërmarra nga Organizata gjatë drejtimit të tij, veçanërisht në ato që lidhen me klimën, agjendën për njerëzimin, si dhe planin e veprimit për parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm.

“Njerëzit kanë nevojë për shpresë dhe me iniciativat tuaja ju ia keni dhënë këtë”, u shpreh Kreu i Shtetit.

Presidenti Nishani evidentoi gjithashtu angazhimin e Shqipërisë në zbatimin e këtyre iniciativave në nivel kombëtar, si dhe e siguroi Sekretarin e Përgjithshëm edhe për rolin pro aktiv të Shqipërisë në forumet ndërkombëtare dhe avancimin e të drejtave të njeriut.    

Në takimin me Presidentin polak, Andrzej Duda, Nishani theksoi nevojën e forcimit të mëtejshëm të bashkëpunimit ekonomik e tregtar, i cili është ende larg pritshmërive dhe mundësive reale që kanë të dy vendet.

Duke e falënderuar homologun polak për mbështetjen që Polonia i ka dhënë Shqipërisë veçanërisht në proceset integruese evropiane dhe euroatlantike, Nishani shprehu besimin se kjo mbështetje do të vijojë edhe për marrjen e vendimit të hapjes së negociatave të aderimit në BE.

Mes dy bashkëbiseduesve u fol edhe për mundësitë e bashkëpunimit mes rajoneve evropiane, zhvillimet më të fundit në BE dhe krizën e refugjatëve, si dhe për mundësinë e mbështetjes së kandidaturave reciproke në Organizatën e Kombeve të Bashkuara dhe organizatat e tjera ndërkombëtare.

Gjatë takimit me presidenten kroate, Kolinda Grabar-Kitarovi?, Nishani vlerësoi ndër të tjera edhe njëherë rolin pozitiv që Kroacia po luan në rajonin e Evropës Juglindore.

Dy bashkëbiseduesit u ndalën në nevojën e forcimit të mëtejshëm të bashkëpunimit rajonal, në funksion të rritjes së mëtejshme të sigurisë dhe stabilitetit të rajonit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat