2 vite nga vizita e Papa Françeskut në Shqipëri

Shqipëria

2 vite nga vizita e Papa Françeskut në Shqipëri

Më: 21 shtator 2016 Në ora: 11:36
Papa Françesku

Para 2 viteve, pikërisht më 21 shtator, Papa Françesku ka realizuar vizitën e tij të parë në Shqipëri.

Përmes vizitës, ai thoshte se do të konfirmojë besimin e Kishës në Shqipëri, si dhe të japë inkurajimin për një vend që ka vuajtur gjatë nga ideologjitë e së kaluarës.

Kështu, ai ishte bërë Papa i dytë që kishte vizituar Shqipërinë, meqë në mars të vitit 1993, shteti shqiptar ishte vizituar nga Papa Gjon Pali i II-të, i cili në atë kohë përcolli mesazhe të forta solidariteti për popullin shqiptar, që për disa dekada kishte vuajtur pasojat e sistemit të egër komuniste.

Në vizitën e para dy viteve, Papa Françesku kishte realizuar një seri takimesh me krerë të lartë të shtetit dhe drejtues të klerit fetar.

Vlen të përmendet se vizita  e tij ishte shoqëruar me masa të larta sigurie nga autoritetet shtetërore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat