Lulzim Basha kundër projektligjit për mbetjet: Skemë mafioze e kriminales

Shqipëria

Lulzim Basha kundër projektligjit për mbetjet: Skemë mafioze e kriminales

Më: 21 shtator 2016 Në ora: 15:22
Lulzim Basha

Partia Demokratike zhvilloi sot mbledhjen e grupit parlamentar ku në qendër të diskutimit ishin temat e aktualitetit si droga, projektligji për mbetjet apo edhe debatet brenda partisë.

Basha reagoi për herë të parë mbi projektligjin e mbetjeve, duke u shprehur se kjo është një skemë mafioze dhe kriminale.

Në mbledhjne e grupit të PD është diskutuar ditën e sotme dhe për finalizimin e punës së komisionerëve hetimorë, atë për emërimet në Administratë dhe Serverin e Tatimeve. “Duhet ngritur Komision hetimor për ARMO”, tha Berisha ndërsa Basha iu përgjigj se, po punohet për ngritjen e një të tilli.

“Do kërkojmë Komision Hetimor për Arsimin”, tha Basha duke mbështetur kërkesën e Berishës së bërë në seancën e kaluar parlamentare.

Ndër të tjera në mbledhjen e grupit është diskutuar dhe për largimin  e opozitës nga Kuvendi.

“Largimi i opozitës nga Kuvendi të enjten është jo i drejtë. Duhet përballje, një grup një qëndrim. Jo vetëm Noka e Zeneli, duhet të qëndroni të gjithë për përballje”, tha Basha.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat