Tahiri u dorëzon Çertifikatë Vlerësimi drejtuesve të Policisë Italiane

Shqipëria

Tahiri u dorëzon Çertifikatë Vlerësimi drejtuesve të Policisë Italiane

Më: 21 shtator 2016 Në ora: 18:09
Pamje nga takimi

Ministri i Punëve të Brendshme, Saimir Tahiri, priti sot një delegacion të nivelit të lartë të Policisë italiane.

Ministri Tahiri theksoi bashkëpunimin e frytshëm të deritanishëm dhe rezultatet pozitive falë tij, si dhe ndihmën e dhënë policisë shqiptare në luftën kundër kriminalitetit, trafiqeve dhe paligjshmërisë në tërësi.

Ndërkohë, u evidentua fakti se me mbështetjen e qeverisë italiane, edhe këtë vit po monitorohet territori i vendit, për të identifikuar dhe asgjësuar bimët narkotike.

Ministri shtroi nevojën për mbështetjen edhe të parterëve të tjerë, për të patur rezultate sa më solide në luftën kundër krimit të organizuar.

Palët ranë dakord për rritjen e shkëmbimit të informacioneve në kohë reale në aspektin operativ, si dhe forcimin e bashkëpunimit në sektorin e sigurisë dhe të luftës kundër terrorizimit.

Ministri Tahiri u dorëzoi Çertifikatë Vlerësimi, numrit 2 të policisë italiane Antonio Cufalo dhe Drejtorit të Bashkëpunimit Ndërkombëtar, Gennaro Capoluongo, në shenjë falenderimi për kontributin e çmuar që kanë dhënë për forcimin e bashkëpunimit në luftën kundër kriminalitetit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat