“Hufington Post”: Rreziku që i kanoset Shqipërisë prej muxhahedinëve

Shqipëria

“Hufington Post”: Rreziku që i kanoset Shqipërisë prej muxhahedinëve

Më: 21 shtator 2016 Në ora: 20:34
Bujar Nishani dhe Edi Rama

Një tjetër medie ndërkombëtare ka shkruar rreth 3 000 muxhahedinëve, të cilët kanë mbërritur në Shqipëri. Gazeta e njohur botërisht “The Hufington Post” ka shkruar se transferimi i muxhahedinëve drejt Shqipërisë, mund të jetë “tenxhere me presion” për këtë shtet.

Gazeta e lartcituar, në shkrimin me titull: “A mundet Shqipëria të përmbushë detyrimin e saj për të ç’radikalizuar një prurje terroristësh në Europë?”, evidenton faktin se qeveria shqiptare ka bërë një pakt, i cili ka gjasa të mëdha të bjerë në kurriz të shqiptarëve. Në këtë artikull nënvizohet se asnjë vend tjetër i Ballkanit, nuk ka pranuar strehimin e grupit të muxhahedinëve. Kjo për shkak të rrezikut që ata shfaqin.

“The Hufinton Post” më tej merret me historikun e grupit opozitar iranian. Sipas gazetës, ky grup qysh prej viteve 1980 ishte konsideruar nga ana e CIA-s, si terrorist dhe se vetëm në vitin 2013 është hequr nga lista e organizatave terroriste, prej qeverisë amerikane. Për gazetën, rreziku nga grupi është evident.  Në shkrim thuhet se ata kanë qenë bashkëpunëtorë me regjimin e Sadam Huseinit dhe se kanë lidhje të fuqishme.

Në fund, theksohet se këta persona kanë financime të mëdha. Duke qenë se ata financohen mirë, ekziston rreziku evident që muxhahedinët të rrisin propagandën e tyre, pasi mundet që të blejnë mediet dhe të kenë lidhje me njerëzit e pushtetit. Në artikull, nënvizohet se qeveria amerikane i dërgon këta njerëz, shumica me prirje kriminale, në vende ku sundimi i ligjit është i dobët dhe se e tillë është edhe Shqipëria.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat