Vdekja e nënës me fëmijën, Vokshi: Hetim sistemit shëndetësor

Shqipëria

Vdekja e nënës me fëmijën, Vokshi: Hetim sistemit shëndetësor

Më: 21 shtator 2016 Në ora: 21:19
Albana Vokshi

Kryetarja e Komisionit të Shëndetësisë dhe njëherësh deputetja e PD, Albana Vokshi tha se në lidhje me vdekjen e nënës dhe foshnjë së saj është ende herët për të drejtuar gishtin tek fajtorët. Në studion e lajme të Ora News Vokshi  tha se duhet një hetim i plotë i gjithë sistemit shëndetësor, pasi për faj të sistemi ka edhe viktima.

Vokshi: Rasti i fundit nuk është i vetmi, ka pasur edhe raste të tjera që janë viktima të këtij sistemi të kalbur shëndetësor. Ishte një humbje e dyfishtë, ishte ngjarje e rëndë dhe unë nuk e kuptoj sesi mund të sorollatet një nënë nëpër spitale. Është herët për të vënë gishtin se kush është fajtori. Unë bashkohem me të gjithë zërat që bëjnë thirrje për pritje të raportit mjeko ligjor si dhe hetimit përfundimtar, por bashkohem edhe me shqetësimin e mjekëve që po bëhen viktima të sistemit që Rama dhe Beqaj po e shkatërrojnë me shumë kujdes. Mjekët bënin me faj sistemin, ata thonin se në maternitet ku ndodhi ngjarja nuk kishte paisje, atëherë cfarë mund të bëjë një mjek kur nuk i ka këto. Në maternitet nuk ka kirurg, nuk ka kardiolog.

Përgjegjësia duhet të nxirret, fajtorët duhet të dënohen, por këtu duhet të ketë një hetim horizontal dhe vertikal të sistemi shëndetësor. Kjo është ajo që kam dëgjuar edhe nga vetë mjekët.

Thuhet që ambulancat nuk kishin oksigjen. Edhe në urgjencën e QSUT ka pasur probleme, shpesh herë nuk ka as tuba për të bërë analizat. Atëherë ku shkojnë milionat? Dy mjekët nuk e kanë marrë përsipër të ndjerën sepse nuk kishin pajisjet dhe mjekët e specializuar.

Shpesh herë viktimat janë mjekët, ndaj unë jam në mbështetje të tyre. Natyrisht edhe ata duhet të mbajnë përgjegjëesinë e tyre, por nuk mund të vëme gishtin tek ata kur sistemi është i degraduar.

Në lidhje me check up, Vokshi kërkoi nga KLSH që të nisë hetimet pasi dhjetëra miliona euro kanë shkuar për analiza të paçertifikuara.

Vokshi: Kemi folur shumë për skandalet, shpesh herë për atë në shëndetësi, check up shumica e qytetarëve e kanë prekur vetë sepse janë detyruar të bëjnë analizat, i kanë dalë shumë keq analizat dhe për më tepër të mendosh që ne kemi bërë denoncime që dhjetëra miliona euro kanmë shkuar për analiza të pacertifikuara, që praktikisht janë fictive ësi janë dhënë koncesionares dmikes së kryeministrit. Kemi qindra qytetarë që nuk janë paraqitur, pra janë fiktivisht në ato lista dhe ne i kërkojmë KLSH që të bëjë hetimet përkatëse për dëmin ekonomik. Por ajo që na shqetëson është se këto koncesione po sjellin viktima.

Vokshi përmendi edhe një rast të mungesës së mjekëve. Sipas saj për shkak të një gjinekologu një grua në Burrel ka lindur në mes të rrugës.

Vokshi: Vetëm para 1 jave apo 10 ditësh për shkak të mjektu gjinekolog një grua ka lindur në mes të rrugës, ndërsa sot ka pasur një rast tjetër që gruaja ka rrezikuar sepse nuk ka mjek gjinekologë në spitalin e Burrelit, por e kanë detyruar të niset për Tiranë apo në spitalin më të afërt. Por mendoni se çfarë mund ti ndodhë asaj gruaje kur është shtatzënë.

Humbja në Dibër, Vokshi: Kemi nisur analizën

Vokshi: Neve kemi nisur një analizë për humbjen në Dibër, kanë dalë debatet brenda grupit parlamentar, gjithësecili ka dhënë mendimin, por përtej faktit që mund të ishte bërë diku më mirë diku më keq. Humbja në dibër tregoi që ky km jo vetëm që është i kapur nga krimi, droga, dhe përvec faktit që dibra ishte një alarm i madh jo vetëm për PD por për të gjithë shqiptarët për të reaguar. Shqipëria nuk mund të kthehet si Kolumbia.

Në lidhje me dërgimin e Vettingut në Gjykatën Kushtetuese, Vokshit tha:

Vokshi: Nuk është folur ende, do të diskutohet, por PD e ka bërë të qartë që ne do të shkojmë drejt kushtetueshmërisë. Ne dnuk do të pranojmë, jo vetëm që nuk do ta miratojmë por do të shkojmë deri në fund qoftë institucionalisht për të shkuar drejt kushtetueshmërisë të cdo ligji që miratohet. Pra një ligj është antikushtetues, sic mendojmë ne për Vettingun apo edhe ligjet e tjera, sepse ngritja e të gjitha institucioneve të drejtësisë kanë problemet e tyre. Pse? Sepse Rama kërkon ta ketë në duart e tij drejtësinë. Sepse Rama nuk do që ministrat e tij të dënohen për skandalet që kanë bërë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat