Parashikimi i motit për sot

Shqipëria

Parashikimi i motit për sot

Më: 22 shtator 2016 Në ora: 07:51
Moti

Veriu e Qendra, paraqiten me kthjellime dhe vranësira të lehta ndërsa zonat malore jugore- juglindore mbeten me kthjellime, vranësira dhe shira të dobët, kryesisht juglindja dhe ekstremi jugor.

Pjesa e dytë e ditës do të sjellë përmirësim të kushteve atmosferike duke bërë që i gjithë territori i vendit të dominohet nga kthjellime dhe vranësira, të cilat më të theksuara do të jenë në zonat malore juglindore. Gjatë orëve të mbrëmjes si edhe natës do të vijojë të mbizotërojë mot kryesisht i kthjellët. Sipas “MeteoAlb”, temperaturat e ajrit do të qëndrojnë konstante si në orët e mëngjesit, edhe në ato të mesditës.

Era do të fryjë mesatarisht, me shpejtësi maksimale deri 30 km/h nga drejtimi veriperëndimor duke gjeneruar në det, dallgëzim deri 2 ballë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat